Policia e konfirmon: Polici vrau nji person n’Deçan!

policekosovo

Sot n’orët e hershme të mengjesit ka ndodh nji vrasje në Deçan.

Klan Kosova meson se vrasja ka ndodh afër qendrës së qytetit dhe simbas informacioneve të para asht i perfshimë nji polic.

 
Lajmin e ka konfirmu edhe togeri Teki Syla, i cili në pika të shkurta ka pohue se ka ndodh nji vrasje në mëngjesin e sotëm në Deçan dhe i perfshimë asht edhe nji polic i Kosovës.

Syla ka shtue se njisitë e policisë, hetuesisë, inspektoratit policor dhe prokuroria janë në vendin e ngjarjes dhe shumë shpejt do dalin detajet e tjera për vrasjen.