Policia e Kosovës arreston 5 serbë e 6 rusë për kalim ilegal të kufinit

Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitarë, me datën 08.08.2017 rreth orës 13:00, përmes udhëve operativo-hetimore kanë sigurue informacione se në lagjen e quejtun “Sekiraqa” në Metergofc të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serbë dhe rusë.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare ka ndërmarrë masat e nevojshme policore duke angazhuar ekipe patrulluese të kufirit, të cilat si rezultat i punës, “rreth orës 13:45 në lokacionin e cekur, saktësisht tek tabela paralajmëruese e KFOR-it e cila tregon afërsinë e kufirit, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me targa të Serbisë”, shkruan Gazeta Metro.

“Gjatë kontrollit të dy automjeteve “Mercedes” kombi ngjyrë e bardhë, janë ndaluar gjithsejtë njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror”, thotë Policia e Kosovës.

Personat e ndaluar janë:

P. 1990 M Serb
P. 1969 M Serb
P. 2002 F Rus
K. 1977 F Rus
P. 1974 F Rus
P. 1975 F Rus
K. 1974 M Rus
P. 1966 M Serb
M. 1980 F Serb
P. 1975 M Rus
P. 1991 F Serb
“Personat e dyshuar së bashku me automjetet janë dërguar në stacion të Policisë Kufitare, për intervistim dhe procedim të mëtejmë, sipas procedurave të parapara ligjore. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, oda e avokatëve të Kosovës dhe zyra ndërlidhëse ruse në Republikën e Kosovës”.