Policia e Kosovës arreston dy inspektorë, qe kush janë

Njësitet e Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme kanë ndërmarrë nji akcion bastisjesh. Indeksonline mëson se janë arrestue dy inspektorë. Ata janë Selatin Hoxha dhe Ramadan Ibishi nga Prishtina.

Ndërsa, mësohet se akcioni asht ndërmarrë nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe ndërlidhet me disa hetime për keqpërdorime të detyrës zyrtare nga punonjës të Divizionit të Lojnave të Fatit në ATK.