Policia e Kosovës arreston dy serbë, të dyshuem për krime lufte

Policia e Kosovës ka arrestue dy persona të nacionalitetit serb të dyshuem për krime luftë kundër popullatës civile.

Burimet e Indeksonline mbrenda policisë kanë kallxue se arrestimi i tyne ka ndodhë në Shtërpcë sot (e Premte) dhe në akcion kanë marrë pjesë nji numër i konsiderueshëm i zyrtarëve policorë.

Të dyshuemit janë dërgue në stacion të policisë për intervistim dhe ndaj tyne pritet të merret vendimi fillimisht nga prokurori i shtetit e mandej edhe nga organet e drejtësisë.