Policia e Kosovës del në Shqipni, qe deri kur!

Zyrtarët e parë policorë të Policisë së Kosovës, sot kanë me udhëtue për në Shqipni, ku me ç’rast do të bahet organizimi i shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Shqipni gjatë sezonit të verës.

Në nji njoftim për media, bahet e ditun se kjo erdhi mbas nënshkrimit të nji memorandumi të bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës së asaj të Shqipnisë, ndërsa shërbimet e përbashkëta kanë me fillue nga sot, 1 Korrik deri më 31 Gusht.

Ma tej, në njoftim thuhet se qëllimi i këtij memorandumi asht vendosja e bashkëpunimit konkret në fushën e parandalimit të kundërvajtjeve administrative, për rritjen e efikasitetit të luftës ndaj humbjes së jetëve njerëzore n’aksidentet rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, për krijimin e nji ambienti ma të sigurt për krejt qytetarët dhe përdoruesit e rrugës që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet.

Gjatë takimit mes dy drejtorëve asht vendos që të krijohen kushte lehtësuese për qytetarët e të dyja vendeve për përdorimin e pikave kufitare dhe atyne turistike gjatë realizimit të udhëtimeve të tyne.

Lidhun me këtë ngjarje, tue fillue nga ora 10:00, sot do të mbahet konferencë për media, në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë.