Policia e Kosovës demanton Vetëvendosjen

Foto Arkiv

Policia e Kosovës gjate ditës së djeshme ka arrestue gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshi edhe zadhënësin e kësaj partie, Frashër Krasniqi.

E lidhun me këtë, sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thanë se kanë informacione se aktivistët e arrestuem janë rrahë në stacionet policore.

Mirëpo, nji gja të tillë e ka mohue zadhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Ai në nji prononcim të dhanë për gazetën “Zëri”, ka thanë se kjo deklaratë asht tanësisht e pavërtetë.

“Nuk asht hiq e vërtetë”, tha shkurt Daut Hoxha.

Po ashtu, KMDLNJ ka vizitue të arrestuemit. KMDLNJ ka kallxue se të ndaluemit pohuen se policia nuk ka përdorë dhunë, as verbale dhe as fizike, përjashtue nji rast kur nga zvarritja i asht shkaktue nji lëndim i vogël.