Policia e Kosovës e pakënaqun me ndamjen e buxhetit

Policia e Kosovës, asht shprehë e pakënaqun me ndamjen e buxhetit për këtë institucion, për shkak se shumë kërkesa financiare nuk janë marrë parasysh nga Ministria e Financave.

Këto pakënaqësi i ka paraqitë sot Hamdi Hyseni, drejtor financiar në Polici, para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Punë të Mbrendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kërkesat kryesore të Policisë janë: pajisja me helikopterë, uniformat, pajisja me këpucë e çizme dhe shumë projekte të tjera, ku në total kërkesa për buxhet shtesë kalon shifrën mbi 42 milionë euro.