Policia e Kosovës ngushëllon familjen Rexhepi

Policia e Kosovës ngushëlloi familjen Rexhepi mbas ndamjes nga jeta të ish-Kryeministrit dhe ish-Ministrit të Punëve të Mbrendshme, Bajram Rexhepi.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet se Rexhepi ishte nji personalitet dhe veprimtar i shquem, i cili dha kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës.

“Ish-kryeministri Rexhepi ishte një personalitet dhe veprimtar i shquar i cili dha kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës, duke e përkrahur dhe mbështetur në të gjitha sferat përderisa ishte Ministër i Punëve të Brendshme. Policia e Kosovës do ta përkujtojë çdo herë si një kontribuues të veçantë në avancimin e agjendës shtetndërtuese të Kosovës, e në veçanti të përkrahjes dhe zhvillimit profesional të Policisë.

E nderuar Familje Rexhepi, Policia e Kosovës, menaxhmenti i saj, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.