Policia e Kosovës: Nuk kemi nevojë për KFOR’in

Ftesat e të dyja palëve për festime e protesta me rastin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, munden me çue në përplasje të grupeve të militantëve të PDK’s dhe opozitës së përbame nga VV, AAK e Nisma.

E përkundër kësaj pritshmënie, Policia e Kosovës deklaron se asht ma e përgatitun se kurrë ma parë për me e përballue situatën.

Madje, në nji intervistë për Televizionin Rrokum, zadhanësi Daut Hoxha thotë se nuk ka me pasë nevojë për ndihmën e KFOR’it.

Mirëpo përkundër insistimit të Televizionit Rrokum për me marrë nji përgjigje nga KFOR për këtë çashtje, kjo ishte e pamundun.

Hoxha tha se Policia e Kosovës asht e gatshme për me sigurue qetësinë dhe mbarvajtje të situatës.

Ma tej, në emën të Policisë së Kosovës, Hoxha u bani apel të gjithë qytetarëve me pasë kujdes të shtuem, si dhe kërkoi nga çdo gazetar dhe kameraman me u pajisë me mjetet identifikuese.