Policia e Kosovës: Raportimet për incident në kufinin me Malin e Zi janë të pabazueme dhe të pavërteta

Policia e Kosovës sqaron për opinionin publik se mbas shkrimeve të publikueme sot nëpër disa portale dhe media lidhun me siç thonë ata, gjoja nji incident të armatosun në brezin kufitar Kosovë-Mali i Zi, raportime të tilla janë të pabazueme dhe të pavërteta.

“Zyrtarët kompetentë të Policisë së Republikës së Kosovës janë në nivel të kryemjes së detyrave dhe autorizimeve edhe në brezin kufitar shtetnor dhe deri në këto caste nuk ka të raportuem apo të konfirmuem asnji incident të tillë”, thuhet në sqarimin e tyne.