Policia e Maqedonisë arreston mbi 30 gazetarë

Mariana Karkulaki, gazetarja greke që raporton për krizën e refugjatëve në Greqi, në profilin e saj në Twitter ka njoftue se foto-reporteri Dimitri Tosidis dhe 30 gazetarë dhe aktivistë tjerë janë arrestue nga forcat maqedonase të sigurisë në kufinin maqedono-grek.

“URGJENT: foto-reporteri Dimitris Tosidis asht arrestue nga ushtria maqedonase, gjatë raportimit për kalimin e refugjatëve. Ma shumë se 30 gazetarë dhe aktivistë janë arrestue, por Dimitri njofton se të gjithë janë mirë. Ata duhet me pague dënim nga 250 euro”, shkruen Karkulaki, transmeton agjencia Meta.