Policia e Prokuroria e kanë nji porosi të preme për krejt ata që vjedhin vota n’Drenas!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, në nji konferencë për medie kanë ba të dituna se kanë ba krejt përgaditjet dhe kanë marrë krejt masat e nevojshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit.

Kryeshefi Egzekutiv i Sekretariatit të KQZ’s, Enis Halimi, ka thanë se përgaditjet si dhe implementimi i procesit zgjedhor në Drenas po shkon simbas planeve operacionale të KQZ’s.

Ai ka theksue se i kanë krejt materialet në depot e tyne dhe se kanë përfundue trajnimin e komisionarëve.

Halimi ka thanë se në Komunën e Drenasit janë 52 mijë e 569 votues.

Prokurorja Laura Pula, ka thanë se kanë bashkërendue veprimet e tyme me të gjitha institucionet me qëllim të mbarëvajtjes së zgjedhjeve.

Si veprime konkrete ajo ka njoftue se kanë angazhue prokuror kujdestar si në Prishtinë ashtu edhe në Drenas.

Gjithashtu ka thanë se kanë angazhue edhe staf mbështetës për me sigurue efikasitet në mbrojtje të votës.

“Prokuroria së bashku me Policinë kanë me ndalue dhe kanë me arrestue krejt ata që në çfarëdo menyre ndikojnë në keqpërdorimin e votës”, ka theksue Pula.

Zavendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, ka thanë se policia asht e angazhueme që krejt procesi zgjedhor me shkue si duhet.

Rexha ka njoftue se kanë angazhue personel të mjaftueshëm për me garantue nji mbarëvajtje të zgjedhjeve.

“Policia e Kosovës ka nda n’aspektin planifikues, personel të mjaftueshëm të përqendruem në detyrën konkrete dhe aspekte të nevojshme logjistike për me garantue nji mbarëvajtje të plotë të procesit nga cilido këndvështrim i analizuem”, ka thanë Rexha.