Policia e Prokuroria konfirmojnë: 6 të arrestuem, në mesin e tyne Frashër Krasniqi i VV

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës deklaron se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mbas nji hetimi intensiv lidhun me sulmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të kryem më 4 Gusht 2016, ka arrite të identifikojë të dyshuemit.

Simbas Prokurorisë, ata dyshohet se kanë planifikue, organizue dhe ekzekutue sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryemjen e këtij sulmi.

Ky hetim kompleks asht trajtue me teknika dhe masa të specializueme të hetimit dhe sot me urdhnesë të Gjykatës Themelore në Prishtinë asht krye kontrolli i 6 (gjashtë) lokacioneve në Prishtinë, ku janë arrestue gjashtë të pandehun dhe janë shoqnue dy persona tjerë, raporton lajmi.net.

Ndaj gjashtë të pandehunve me iniciale; A.B, A.A, A.D, E.H, F.K dhe P.A asht caktue masa e ndalimit prej 48 orëve.

Gjatë zbatimit të urdhën-kontrollit, në cilësinë e provave materiale, janë sekuestrue: gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, nji karabinë, municion, si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin.