Policia e Shqipnisë kryen 4 operacione antidrogë në Fier

Policia e Fierit ka konkretizue me sukses 4 operacione anti kanabis, 2 prej tyne të kodueme “Çerveni” dhe “Pojani”.

Nga kontrolli që u ushtrue në fshatin Çerven, në stanin e Sh.L, 46 vjet, u gjetën dhe sekuestruen 13 kg e 340 gram landë narkotike e dyshueme Cannabis Sativa e futun në dy thasë të mbështjellë me letër natribani.

Gjithashtu u gjetën dhe asgjësuen 92 bimë narkotike të dyshueme Cannabis Sattiva.

Po ashtu, nga kontrolli i ushtruem në Pojan në banesën e Z.B, 46 vjet, u gjetën dhe sekuestruen 52 kg e 660 gram landë narkotike e dyshueme Cannabis Sattiva.

Gjithashtu në baçen e këtij e tij u gjetën të mbjella 51 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Policia ka shpallun në kërkim të dy autorët dhe po punon për kapjen e tyne.