Policia frik del në rrugë me skuterë (Dokument)

Policia e Kosovës asht e interesueme me u furnizue me motoçikleta (skuterë) dhe biçikleta të reja.

Me datën 19 të muejit të kaluem, Policia ka njoftue për kontratën e cila kap vlerën e mbi 30 mijë eurove.

Në njoftim thuhet se do të blihen: biçikleta e madhe LXL sasia 3 copë për 3 vite, biçikleta e mesme M-L sasia 12 copë për 3 vite.

Simbas zyrës së prokurimit të policisë, operatorët ekonomik do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohen gjatë kryemjes së nji aktiviteti të prokurimit në gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze.

Autoriteti kontraktues mund të bajë verifikimin e çdo dokumenti si dhe inspektimin e kapaciteteve teknike/profesionale të gjithë operatorëve ekonomikë tenderues për qëllime të verifikimit.

Nëse operatori ekonomik ka paraqit të dhana të rrejshme automatikisht do të eliminohet nga vlerësimi dhe oferta e tij do të konsiderohet si ofertë e papërgjegjshme.

 

1-doku

 

2-doku