Policia gati me ofrue siguri në ditën e zgjedhjeve

Sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, nën udhëheqjen e drejtorit të përgjithshëm, Shpend Maxhuni, u mbajt nji takim lidhuu me angazhimin e Policisë së Kosovës në implementimin e planit policor për “Zgjedhjet lokale 2017”.

Në këtë takim morën pjesë zëvendësdrejtorët e PK’s, drejtorët e departamenteve, divizioneve, drejtorive rajonale dhe komandantët e stacioneve policore, të cilët u njoftuen lidhun me planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet policore në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, si nji proces mjaft i randësishëm për vendin.

Drejtori Maxhuni ndër të tjera tha se krijimi i nji klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe mbas procesit të zgjedhjeve, asht primare për Policinë e Kosovës.