Policia gjermane arreston disa imamë, qe n’cilat vende!

N’orët e para të së Merkurës policia gjermane ka krye disa operacione dhe kontrolle kryesisht në Duseldorf, Duisburg dhe Dortmund, ndaj disa personave te dyshuem për lidhje me ekstremizmin islamik.

Lajmi asht konfirmue nga mediat gjermane.

Operacioni i policisë i mbështetun nga 150 agjentë kishte n’objektiv predikues që simbas akuzave rekrutonin të rijë për me luftue në Siri dhe Irak.

Mediat gjermane citojnë burime të policisë kriminale federale kur shkruejnë se akuza kundër imamëve asht ajo e perfshimjes dhe mbështetjes së organizatave terroriste jashtë vendit.

Disa prej t’arrestuemve ruheshin prej kohësh nga policia.

Mes tyne asht edhe pronari i nji agjencie turistike në Duisburg e cila në krah t’agjencisë kishte edhe nji sallë ku mbaheshin kurse islamike.

Mendohet të jetë pikërisht ky vendi ku janë radikalizue dy sulmuesit e tempullit Sik n’Esen.

Pronari i agjencisë ndër të tjera dyshohet për lidhje me salefitët në Siri.