Policia gjermane në akcion kundër ISIS, bastisen xhami e banesa!

Policia në Gjermani ka zhvillue bastisje heret në mëngjes në xhami, apartamente dhe zyra në dhetë zona të Gjermanisë, nderkohë që Qeveria ka ndalue nji grup të cilin e akuzon për përpjekje të rekrutimit të luftarëve për grupin militant Shteti Islamik, ka ba të ditun ministria e mbrendshme.

Nji zadhanëse e ministrisë e përshkroi organizatën “Feja e vertetë” si nji rrjet mobilizues për grupin militant Shteti Islamik, megjtihëse tha se nuk ka sheja se vetë po planifikonte sulme, njofton AP.

Ministri i mbrendshëm Thomas de Maiziere beson se grupi po nxiste urrjetje, tha ajo.

Ministri ka me ba nji deklaratë ma vonë gjatë ditës edhe për arrestimet edhe për ndalesën.