Policia italiane flet për pajisjen pergjuese. Qe çka thotë!

pergjimi

Policia italiane ka mbyll debatin për pajisjen pergjuese.

Në nji letër që drejtori i saj Alesandro Panza i çon Adriatik Llallës përmes Ambasadës italiane, konfirmon se pajisja nuk asht përdor për asnji lloj përgjimi dhe se ka qenë gjithmonë në zotnim të palës italiane vetëm për qëllime trajnimi.

Në letrën dërgue Adriatik Llallës, Drejtori Përgjithshëm i Policisë italiane, Alesandro Panza, konfirmon atë që tha ministri Tahiri se marrëveshja për trajnimin e policisë shqiptare për këtë pajisjes, asht firmos më datën 9 Qershor të vitit 2007 nga ministri i asaj kohe i Punëve të Mbrendshme, sot Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

“Asht nënshkrue nji marrëveshje bashkëpunimi në luftën kundër kriminalitetit, mes Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipnisë.

Artikulli i tretë i kësaj marrëveshjeje parashikon që palët të bashkëpunojnë, mes të tjerash, n’aktivitete të fokusueme në formimin dhe trajnimin në luftën kundër kriminalitetit në të gjitha format e saj”,- shkruhet në letër.