Policia jep detaje të randësishme për arrestimin e 6 aktivistëve të Vetëvendosjes

Zavendësdrejtori i Drejtorisë Kundër Terrorizmit i Policisë së Kosovës, Luan Keka ka thanë se mbas sulmit në objektin e Kuvendit të Kosovës, policia menjiherë ka fillue hetimet, ku janë gjetë dëshmi relevante, të cilat kanë ndihmue në hetime.

Ai ka folë edhe për komunikatën, e cila u asht dërgue mediave në emën të Rugovasëve, ku ata merrnin përgjegjësinë për sulmin në Kuvend.

“Kanë fillue hetimin në dy pika, në identifikimin e kryemësve të sulmit, dhe në identifikimin e atyne që kanë pranue përgjegjësinë për sulmin. Provat na kanë dërguar te i njajti grup, përkatësisht te 6 të arrestuemit” ka deklarue Keka.

Keka ka thanë se po ashtu, blemja e motorit, me të cilin ka ikë grupi ka ba që të kuptohet se kush asht ky grup

“Sa i përket faktit që ata që kanë marrë përgjegjësinë për kryemjen e sulmit, bashkëpunimi me kompani vendore e ndërkombëtare na ka ndihmue të gjejmë se nga kush asht dërgue e-maili dhe me çfarë pajisje. Këto prova e ndërlidhin këtë grup që sot janë arrestue” ka shtue ai.