Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë

Nji person ka mbetë i plagosun në kryeqytet, në rrugën Eqrem Çabej, të Mërkurën mbasdite.

Lajmin e ka konfirmue zadhanësja e Policisë pë rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se policia asht në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

“Rreth orës 17:44 kemi pranue nji informatë për krisma me armë zjarri në rrugën Eqrem Çabej në Prishtinë, ku asht plagosë nji person, i cili asht dërgue në QKUK, për tretman mjekësor. Bahet fjalë për nji mashkull T.J. (1992). Ekipet policore janë tue punue në drejtim të identifikimit dhe arrestimin e personave të dyshuem”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

18518595_10213621944009364_360164441_n