Policia jep detaje për rrahjen mes Krasniqit dhe Zekës

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhanë detaje për përleshjen fizike mes deputetëve Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka.

Simbas policisë të dytë mbas incidentit janë intervistue dhe njani prej tyne (Frashër Krasniqi), asht ndalue.

“Raportohet se dy meshkuj K/Shqiptarë janë sulmuar mes veti, njëri prej tyre ka pranuar trajtim mjekësor. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raport.

 

Shperndaje në: