Policia jep detaje për vetëvrasjen e maturantit nga Radosta e Rahovecit

Mbramë nji 18 vjeçar nga fshati Radostë e komunës së Rahovecit ka vra vetë.

Lajmi.net ka kontaktue me zadhënësen e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj, e cila e ka konfirmue dhe ka thanë se N.Z 18 vjet asht gjet i vetëvramë në shtëpinë e tij.

Simbas saj, personi i njajtë asht dërgue menjiherë në spitalin rajonl të Gjakovës ku nga mjekët kujdestar asht konstatue vdekja e tij.

“Më 19.05.2017 n’ora 19:00 stacioni policor në Rahovec ka pranue informatë për nji rast në fshatin Radostë. Policia ka dalë në vend ngjarje dhe asht njoftue se personi N.Z. i lindun në vitin 1999 asht gjet në shtëpinë e tij i vetëvarun dhe asht dërgue menjiherë ne spitalin rajonal në Gjakovë ku mjekët kanë konstatue vdekjen. Trupi asht dërgue për obduksion”, ka thanë Podrimaj për lajmi.net.

Ajo ka shtue se ende nuk dihen motivet e rastit dhe se ata janë tue prit raportin e mjekësisë ligjore.