Policia jep detaje rreth vdekjes së nji personi në Germi

Personi i cili ka humb jetën sot në pishinën e Gërmisë asht nji 69 vjeçar me inicialet B.K.

Flora Ahmeti, zyrtare për Informim në Policinë e Kosovës ka konfirmue për Indeksonline se personi i vdekun asht nji 69 vjeçar.

Gjithashtu Ahmeti ka theksue se vdekjen e kanë konstatue ekipi mjekësor dhe me urdhën të Prokurorit rasti asht shpall si vdekje e dyshimtë.