Policia ka arrestue personin e dyshuem që shkaktoi panik në Beer Fest

Asht arrestue personi që dyshohet se shkaktoi panik të madh gjatë festivalit “Beer fest” në Prishtinë në fund të Korrikut, me ç’rast nga rrëmuja u lënduen dheta persona.

Lajmin e ka ba të ditun për Rrokum.TV zadhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

I arrestuemi, simbas Hoxhës, asht H.V., 15 vjeçar.

Policia ka gjetë se ai ka shtanë me pistoletë me gaz, ka njoftue zadhënësi.

Veprimet hetimore për zbardhjen në tanësi të këtij rasti janë ende në proces nga hetuesit kompetent policor, ka njoftue Policia.

E shtana gjatë “Beer Fest” shkaktoi panik të madh në mesin e pjesëmarrësve, nga friga se bahej fjalë për nji sulm terrorist.