Policia ka identifikue të dyshuemit që sulmuen Sokol Zogajn

Policia e Kosovës ka identifikue sulmuesit e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Sokol Zogaj.

Ata tashma janë vënë në kërkim të Policisë, ndërkohë mbasdite Policia e Kosovës ka zhvillue nji akcion për arrestimin e tyne tue bastis shtëpitë e të dyshuemve.

Insajderi ka mësue identitetin e të dyshuemve të cilët po kërkohen për këtë sulm, por për shkak të hetimeve ka vendos që mos me i publikue emnat e tyne.

Të dyshuemit janë nga regjioni i Podujevës.

Zogaj asht rrah mëngjesin e së Mërkurës nga persona të maskuem.

Sulmi ndaj tij ka ndodh në hymjen e banesës ku ai banon.

Ai asht rrah me shufra metalike dhe mjete tjera të forta në kohën kur po shkonte në punë.

Zogaj ka marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po qëndron ende.