Policia kallxon detajet për arin që gjeti dje, 8 të arrestuem!

Policia e Kosovës t’Ejten gjatë ditës ka zhvillue nji operacion të gjanë bastisjesh në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe ATK’n kundër krimit të organizuem.

Operacioni asht zhvillue në rreth 50 lokacione të ndryshme, në gjithë Kosovën.

Cak i operacionit ka qenë origjina e arit.

Në këtë operacion janë konfiskue 26 kilogramë ari, 33 kilogramë argjend dhe shumë gjësende tjera të cilat do të sherbëjnë si prova materiale, ka ba të ditur Policia e Kosovës në nji konferencë për media sot.

Po ashtu janë arrestue edhe 8 persona të dyshuem.

 

2-policiaa