Policia kallxon detajet për shpërthimin para dyerve të burgut në veri të Mitrovicës

Sot rreth orës 00:45 minuta ka ndodhë nji shpërthim para dyerve të burgut në veri të Mitrovicës.

Besim Hoti, zadhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, ka thanë se sot në mëngjes asht ba kqyrja e vendit dhe se bahet fjalë për nji granatë dore të tipit M75.

“Ka ndodhë nji sulm 45 minuta mbas mesnatës, për shpërthimin në fjalë janë njoftue autoritet përkatëse. Nuk ka të lënduem dhe as dame anësore. Gjatë mëngjesit e kemi ba vendkqyrjen dhe kontrollimin e mjeteve. Bahet fjalë për nji granatë dore tipi M75. Deri tash nuk kemi persona të dyshimte”, ka thanë ai.

Hoti ka thanë se deri tash nuk kanë të dyshuem, por për rastin në fjalë hetimet janë tue vazhdue.