Policia kap mbi 7 ton duhan kontrabandë

Dogana e Kosovës ban të ditun se gjatë dy ditëve të fundit asht realizue nji aksion rreth kapjes së nji sasie të duhanit, e cila asht e kontrabandueme nga Maqedonia.

Aksioni kishte për qëllim kontrollimin e nji ndërtese banimi në nji fshat të Komunës së Vitisë, me dyshimin se në objektet përcjellëse gjendeshin mallna të kontrabandueme.

Me urdhën të gjykatës, njësitet e doganës të asistueme nga policia kanë fillue bastisje ku si rezultat, në këtë pronë janë gjete sasi e konsiderueshme e duhanit për të cilin pala nuk ka posedue asnji dokument.

Me urdhën të prokurorit, personi që iu gjet ky mall u arreste, ku tanë sasia e duhanit (saktësisht 7760 kg) asht konfiskue.