Policia kap vrasësin e Agron Marmullakut, mbas 26 vjetësh n’arrati

Mbas 26 vjetësh n’arrati, Pjetër Gojani, sot asht kapë nga Policia e Kosovës.

Gojani akuzohet se në Korrik të vitit 1991, në Klinë ka vra Agron Marmullakun, si dhe ka plagosë randë Haxhi Berishën.

AktivPress ka marrë konfirmimin nga Policia se arrestimi asht krye sot në mëngjes.

I arrestuemi dyshohet se kishte krye vrasjen me paramendim.

I ndjeri Agron Marmullaku në ditën kritike ka qenë tue hy ne restorantin “Fontana” në Klinë që ishte afër zyrës së tij.

Mbasi kishte dalë nga kerri dhe ishte futë në terrasën e këtij restoranti, dorasi e kishte sulmue me shtatë plumba mbrapa shpinës.

Bazue në rrëfimet që familjarët e viktimës ende i kanë të freskëta, dorasi e kishte ndrrue karikatorin e revoles dhe kishte shti sërish në të.

Mbas kryemjes së aktit, pretendohet se ai ishte largue pa u pengue nga milicia serbe e asaj kohe.

Bile, familjarët dyshojnë se Gojani ishte përcjellë nga milicët deri në aeroportin e Prishtinës për me ikë për në drejtim të Zvicrës.