Policia: Kështu e rrehën në kerr gruen e Blerand Stavilecit

Dy persona ende të panjoftun kanë sulmue fizikisht gjatë mbasdites së djeshme Vitore Metaj-Stavilecin, gruen e ministrit në largim, Blerand Stavileci.

Policia ende nuk ka arrestue ndonji person, ndërkohë që po e heton rastin.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se ajo asht lirue nga QKUK mbas trajtimit nga mjekët.

“Viktima femën ka raportue se derisa ishte tue drejtue kerrin, asht ndalue dhe sulmue fizikisht nga dy persona të panjoftun”.

“Viktima ka pësue lëndime trupore dhe mbas pranimit të ndihmës mjekësore në QKUK, e njajta asht lirue. Njisitë policore janë tue hetue rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.