Policia: Kështu ndodhi vrasja në Gjakovë, ku mbetën të vdekun tre persona

Simbas nji komunikate të lëshueme nga Policia e Kosovës, thuhet se vdekja e personave asht konstatue nga mjeku kujdestar i spitalit rajonal “Isa Grezda”, ndërsa deri tash nuk ka të arrestuem.

Kjo asht komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Me datë 23.08.2016 në ora 16:30 stacioni policor në Gjakovë ka marr informatë se në rrugën “Ismail Qemajli” ka të shtëna me armë zjarri.

Patrullat policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes në kafiterinë “Deep Bar” ku kishte ndodhur vrasje e rëndë me armë zjarri ku si pasojë tre persona kanë humbur jetën.

Njëra nga viktimat ishte në vendin e ngjarjes ndërsa dy viktimat tjera janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë ku mjeku kishte konstatuar vdekjen e tyre.

Viktimat janë:

V. I / shqiptar / kosovar i moshës 35 vjeçare.

A. I / shqiptar / kosovar i moshës 28 vjeçare.

Z. K/ shqiptar / kosovar i moshës 37 vjeçare.

Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante të policisë së Kosovës dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Deri më tani nuk ka të arrestuar, patrullat policore janë vënë në kërkim të personave të dyshuar të mundshëm.