Policia: Kështu vdiqën tre persona në dy aksidente në Komoran

Tre persona humbën jetën mbramë në dy aksidente të ndame që ndodhën mbrenda gjysë ore në Komoran të Drenasit.

Sot Policia bani të dituna detajet e aksidenteve që rezultuen me 3 të vdekun dhe 4 të lënduem.

Siç tregon policia, aksidenti i parë që mori dy jetë, ishte vetshkaktue. Vdekja e të dy mashkujve ishte konstatue në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, 20 minuta mbas aksidentit të parë kishte ndodhe nji tjetër aksident, në po të njajtin katund të Drenasit.

Në këtë aksident ishte e përfshime nji autoambulancë dhe nji kamion me targa të Bullgarisë. Këtu kishte mbetë i vdekun pacienti që ndodhej në ambulancë.

Simbas Policisë, ky aksident u shkaktue nga pakujdesia e shoferit të ambulancës, i cili tash asht në cilësinë e të dyshuemit.