Policia: Kishte sulm në Kuvendin e Kosovës, nuk ka të lënduem

Ky asht njoftimi i plote i Policise se Kosoves:

“Me 04.08.2016 rreth orës 23:00, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, nga distanca ka ndodhur një sulm me një mjet të dyshuar shpërthyes. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Policia e Kosovës me njesitet relevante të saj menjëher ka reaguar në lokacion dhe veprime intensive operative dhe hetimore janë duke u kryer për të identifikuar të dyshuarit e involvuar në rast”.