Policia konfirmon: I vrami në Prishtinë asht 16 vjeçar

Policia e Kosovës ka konfirmue se mbas hetimeve kanë konstatue se trupi i pajetë i gjetun sot, ishte i nji 16 vjeçari, i cili asht vra me armë zjarri.

Zadhanësi i Policisë për Prishtinën, Agron Borovci në nji deklaratë për lajmi.net ka thanë se trupi i pajetë i viktimës asht dërgue për obduksion.

“Mbas ekzaminimeve fillestare lidhun me rastin e sipër shënuem, njisitet policore kanë konstatue se bahet fjalë për vrasje. Viktima e këtij rasti asht A.Z mashkull 16 vjet, trupi i pajetë i të cilit me urdhën të prokurorit të shtetit asht dërgue në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thanë Borovci.

Ai ka shtue se policia asht tue marrë veprimet e nevojshme për me sqarue gjithë rastin, kurse prokuori i shtetit e ka cilësue rastin si vrasje e randë.

Dyshohet se viktima asht qëllue me katër plumba.

 

Shperndaje në: