Policia konfirmon për 3 të vdekun në dy aksidente trafiku në Komoran

Rreth orës 20:00 në magjistralen Prishtinë- Pejë, konkretisht në afërsi të Komoranit ka ndodh nji aksident i randë trafiku ku dyshohet për tre të vdekun.

Kjo asht konfirmue nga zadhanësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për lajmi.net.

“Mbas pranimit të informacionit rreth orës 20:00, për nji aksident trafiku në rr. Pejë-Prishtinë n’afërsi të Komoranit, njisitet policore kanë reague në atë lokacion.”

“Simbas informacioneve të para nga zyrtaret policor dyshohet se në rastin e parë nji drejtues automjeti ka humb kontrollin tue u vetaksidentue, ndërsa po n’afërsi të njajtin vend pak minuta ma vonë nji aksident tjetër asht shkaktue ndërmjet: nji kamioni dhe nji autoambulance.”

“Në vetaksidentin e raportuem dyshohet për dy persona të vdekun, ndërsa raportohet se edhe në automjetin e ambulancës nji person ka humb jetën.”

“Njisitet policore dhe të emergjencës po ndërmarrin veprimet e nevojshme në vend të ngjarjes për me identifikue rrethanat se si kanë ndodh të dy rastet, asht njoftue  prokurori dhe hetimet për te dy këto raste te randa janë në proces.”

“Edhe nji herë policia apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes ma të madh gjatë drejtimit të automjeteve, posaçërisht kur kemi të bajmë edhe me ndryshime të kushteve atmosferike dhe zvogëlim të dukshmënisë”, ka thanë Hoxha.

Shperndaje në: