Policia konfiskoi 845 armë dhe 10500 municione të ndryshme për 9 muej

Tue u bazue në incidentet e fundit, në të cilat ndodhën plagosje me armë zjarri dhe vrasje, Policia e Kosovës përmes nji njoftimi ka ba të ditun numrin e konfiskimit të armëve dhe municioneve gjatë viteve 2014/2015 si dhe periudhën e Kallnor-Shtator 2016.

Ky asht njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës vazhdimisht ka punuar në luftimin e dukurive negative dhe krijimin e një sigurie të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e vendit, qoftë përmes planeve operacionale policore apo edhe përmes fushatave të ndryshme vetëdijesimi, e në këtë kontekst edhe reduktimin, zvogëlimin e armëve ilegale që mund të jenë si një rrezik potencial për rendin dhe sigurinë e përgjithshme.

Të gjitha rastet e armbajtjeve pa leje, apo perdorimit të kunderligjshëm të tyre trajtohen në konsultim me prokuroret përkatës dhe pas kompletimit dërgohen në organe përkatëse të drejtësisë ku edhe merren vendimet qe parashihen me kod penal per vepra të caktuara.

Rastet e armëmbajtjeve pa leje kryesisht hetohen me kryes të njohur dhe në çdo raste pas kompletimit të lëndës materializohet me fakte dhe dëshmi në konsultim me prokurorin ne raste te caktuara armët te cilat dyshohen se janë përdorur ne ndonjë vepër penale ato dërgohen për ekzaminim balistik dhe vazhdohet me procedura tjera deri ne procesin përfundimtar kur merret vendimi për shkatërrimin e tyre ne mënyrë te kontrolluar siç parashihet me procedura ligjore.

Sa i përket procesit të shkatërrimit të armëve ilegale të konfiskuara kryesish realizohet ne mënyrë të kontrolluar, konformë procedurave ligjore te percjellura prej vendimeve gjyqësore dhe atë duke u bazuar edhe në strategjinë e Kosovës për Kontrollin e Armëve dhe planit të veprimit.

Policia është e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve konkrete rigoroze ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me procedurat e parapara ligjore dhe cenojnë sigurinë e qytetarëve tanë qoftë permes mbajtjes së paligjshme, por edhe përdorimit të paligjshëm të armëve dhe municioneve të ndryshme.

Po ua përcjellim disa statistika të konfiskimit të armeve dhe municioneve gjatë viteve 2014/2015 dhe Janar-Shtator 2016, në perpjekjet e Policisë së Kosovës për parandalim dhe veprim lidhur me këtë çështje.

pk