Policia konfiskon arsenal armësh në Pejë

Në periudhën prej 3 ditësh në katër lokacione të Pejës, në fshatrat Vitomiricë, Zagerm, Ramun dhe Bllagajë, policia ka konfiskue 5 armë pa leje.

Me këtë rast  janë arrestue 4 persona të dyshuem dhe ndaj secilit prej tyne janë iniciue 4 raste për këto vepra penale:

“Përdorim i armës ose mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuem të armës”, dhe veprës së “Kanosjes”.

Armët dhe deshmitë tjera të konfiskueme në total për këto kategori veprash janë:

Dy (2) armë të tipit AK 47 dhe dy karikator të armëve përkatëse,

Tre (3) armë pistoleta-revole dhe tre karikator të armëve përkatëse,

50 fishekë të kalibrit 7x62x39, dhe

8 fishekë të kalibrit 7×65.