LIVE NË RROKUM: Policia largon nga salla Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Time Kadriajn

Kuvendi njoftoi edhe për pesë deputetë tjerë të opozitës, të cilët me vendim të Kryesisë së Kuvendit duhet të largohen nga salla.

Pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, , në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullores së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 26 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Visar Ymeri, Mytaher Haskuka, dhe Salih Salihu të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 26 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Por edhe mbas vendimit, deputetët e përjashtuem vazhduen me qëndrue në sallë derisa erdhi policia dhe i largoi deri më tash Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Time Kadriajn.