Policia malazeze s’i lejon banorët e Deçanit e Pejës me u ngjitë te Kulla e Zhlebit!

Policia e Malit të Zi ka pengue banorët e fshtanave të Deçanit dhe Pejës, të cilët ishin nis sot për te maja e Kullës së Zhlepit dhe bjeshkët tjera të fshatnave kufitare.

Policia i ka pengue banorët me pretendimin se ajo tokë asht e Malit të Zi, ndërkohë protestuesit, si merr vesh Magazina.al, kanë bllokue rrugën tue shkaktue kaos në komunikacion.