Policia mbetet ma e besueshmja për qytetarët!

Policia e Kosovës vazhdon me qenë institucioni ma i besueshëm te qytetarët sa i përket korrupcionit.

Kështu  ka dalë nga nji raport që ka ba UNDP lidhun me korrupcionin.

UNDP publikoi sot raportin ”Pulsi Publik për korrupcionin” ku u tha se bazue në anketimet e 1300 qytetarëve 58 për qind mendojnë se korrupcioni asht rritë në 12 muejt e fundit, 12 për qind mendojnë se asht zvogëlue.

Shumica e të anketuemve mendojnë se institucionet ma të korruptueme janë ato të nivelit qendror, pastaj të nivelit lokal.