Policia me deshmi relevante të sulmit ndaj Kuvendit!

Policia e Kosovës ka gjetë nji numër deshmish n’afërsi të Kuvendit të Kosovës gjatë periudhës së zhvillimit të hetimeve, perfshi edhe nji mjet për hedhjen e predhave, i kanë thanë Radios Europa e Lirë zyrtarë të policisë, që megjithatë, nuk kanë dasht me ofrue hollësi të tjera, për shkak të si thonë, “ndjeshmënisë së hetimev”.

Daut Hoxha nga policia e Kosovës i tha REL se “Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka gjetë deshmi relevante, në mesin e të cilave edhe nji mjet për hedhjen e predhave, shishe të benzinës (koktej mollotovi) dhe nji motoçikletë të djegun jo larg nga vendi i ngjarjes”.

Policia beson se deshmitë nga vendi i ngjarjes kanë me çue drejt kapjes së autorëve të sulmit mbi Kuvendin e Kosovës, që ndodhi t’Ejten në mbramje rreth orës 23:00.

Motivet e sulmit mbi ndërtesën e Kuvendi të Kosovës nuk dihen ende, po aq sa edhe autorët e tij.

Shpërthimi ndodhi në kohën kur kishte lëvizje të qytetarëve në shëtitoren e qytetit të Prishtinës.

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës u sulmue para jo ma shumë se gjashtë muejsh me koktej mollotovi, dhe as atëherë nuk u zbuluen motivet dhe as autorët e sulmit.