Policia: Me koktej molotovi u sulmue edhe hymja e shtëpisë së Kryeministrit

Policia e Kosovës, nëpërmjet nji njoftimi për media thotë se gjatë protestave të aktivistëve të opozitës asht sulmue me koktej molotovi edhe shtëpia e Kryeministrit Isa Mustafa.
Simbas Policisë, deri tani janë gjetë 6 çanta me 39 shishe koktej molotovi dhe 38 copë shishe me ngjyrë.
Ato janë gjetur në sheshin “Adem Jashari” ku janë hedhur koktej molotovi drejt zyrtarëve policorë dhe objektit të kuvendit të Kosovës, në rrugën “Ilir Konushevci” te shtëpia e kryeministrit të Kosovës (është sulmuar me koktej molotovi hyrja e shtëpisë së kryeministrit, si dhe në afërsi të sajë janë konfiskuar një koktej molotovi i pashpërthyer dhe dy të tjerë të shpërthyera) dhe në sheshin “Skënderbeu” (brenda në tenda janë konfiskuar koktej molotovi, shishe me ngjyrë dhe sprej)”, thuhet në njoftim.