Policia n’akcion, ju vnon drynin disa lokaleve n’Prishtinë

policiaaksion

Policia e Kosovës ka ndërmarrë nji aksion për bastisje për lirimin e objekteve nën dyshimin që janë të uzurpueme.

Deri me tash Policia ja ka vnu drynin edhe nji lokali ne Prishtinë, që dyshohet se të jetë i uzurpuem.

Policia drynin ja ka vnu lokalit “Bab Club” dhe lokalit “La Bocca”.

Policia ka konfirmue për Gazetën Express se akcioni po zhvillohet në dy rajone të ndryshme të Kosovës.

Policia sot nji akcion të ngjashëm në mengjes e ka marrë edhe te lokali “Bab Club” në qendër të Prishtinës.

“Mund të ju konfirmojmë se sot Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit dhe AKP’n asht tue e realizue nji operacion policor në dy rajone të Kosovës.

Operacioni policor i shtrimë në dy rajone të Kosovës ka të bajë me lirimin e pronave të uzurpueme në disa lokacione të ndryshme”, njofton Policia.

Akcioni asht tue ndodh në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Akcioni policor pritet me vazhdue edhe në komunat e tjera të Kosovës.