Policia bastis 12 lokacione në Dukagjin, 7 t’arrestuem për fajde!

Policia e Kosovës bani të ditur se sot ka ndërmarrë nji operacion policor në rajonin e Dukagjinit me qellim të luftimit të dukunive negative, që ndërlidhen me fajdet.

Daut Hoxha nga Policia e Kosovës për Telegrafin bani të ditun se Policia ka kontrollue 12 lokacione të 10 personave të dyshuem, ndërsa deri tash janë arrestue 7 persona. Tre persona të tjerë nuk janë gjetë dhe janë në kerkim.

Gjatë operacionit policor janë gjetë armë si dhe janë konfiskue deshmi të randësishme, si pare dhe dokumente të ndryshme që mund të përdoren për procedim të matejmë ligjor.

Policia n’akcion në Dukagjin, arrestohen 8 persona!

Policia e Kosovës edhe sot ka vazhdue me akcion dhe bastisje.

Burime të “Indeksonline” mesojnë se ky akcion asht ba në rajonin e Dukagjinit ku edhe janë arrestue 8 persona.

Ndërsa, simbas të njajtave burimeve, PK ka bastis 10 shtëpi në këtë rajon të Kosovës.