Akcioni i policisë po zhvillohet në Prishtinë e Gjilan, qe për çka!

Policia e Kosovës ka nisë nji akcion të madh në dy rajone të Kosovës kundër veprës penale kontrabandim me mallna.

Këtë e ka konfirmue për Indeksonline edhe zadhanësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili ka thanë se aksioni ka nisur qysh në orët e para të mëngjesit.

“Në këto momente Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës asht tue realizue operacion në dy rajone, në atë të Prishtinës dhe Gjilanit, që ka për qëllim luftimin e veprës penale ‘kontrabandim me mallna’”, ka thanë Hoxha.

 

Policia në akcion, priten edhe shumë arrestime!

 

Në 17 lokacione, në mbanë Kosovën, që n’orët e para të mëngjesit ka nisë nji akcion i gjanë kundër krimit të organizuem e kontrabandës.

Mediat raportojnë se në këtë akcion janë perfshi 100 doganierë e policë dhe se priten arrestime.