Policia në Dukagjin, çka po liron atje!

Policia e Kosovës, me urdhën të Gjykatës Themelore të Deçanit, ka vazhdue aksionet për lirimin e pronave të uzurpueme në rajonin e Dukagjinit.

N’akcionin e koordinuem me AKP’n, Policia ka lirue 5 lokacione të ndryshme, në Deçan, Junik dhe Gjakovë, në të cilat janë vendos shiritat zyrtarë të AKP’s.

Në total, bahet e ditun se, janë lirue 285 hektarë të privatizueme nga AKP, vite ma parë.

Derisa nuk ka t’arrestuem, Policia njofton se lidhun me rastin janë intervistue tetë persona si të dyshuem, ndërsa pritet me u intervistue edhe disa të tjerë të cilëve u janë dërgue ftesat zyrtare për paraqitje në Polici.

Ky asht njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Deçan, përmes Drejtorisë dhe Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka realizuar planin operativ “Prona 2”, i cili ka pasur për qellim largimin e uzurpatorëve nga pronat nën menaxhimin e AKP-se që gjenden në komunat e Junikut, Deçanit dhe të Gjakovës.

Në këtë operacion policor i cili u realizua në bashkëpunim me zyrtar të zyrës rajonale te AKP-se, kanë marr pjesë edhe zyrtar policor të njësiteve të ndryshme policore nga DRP-Pejë dhe DRP-Gjakovë.

Gjatë këtij operacioni zyrtarët kompetent kanë vendosur shiritat dhe shenjat zyrtare në pesë (5) lokacione me sipërfaqe 285 hektar, të privatizuar nga AKP-ja vite më parë.

Lidhur me rastin janë intervistuar 8 (tetë) persona të dyshuar, si dhe pritet të intervistohen edhe disa të tjerë të cilëve iu janë dërguar ftesat zyrtare për paraqitje në Polici.

Në operacion kanë marr pjesë hetuesit e NJHRKEK- Prizren, NJRSH-DRP-Prizren, NJRSH-DRP-Gjakovë, krim teknika nga DRP-Gjakove dhe DRP- Prizren, një patrullë e policisë nga SP Junik, tre hetues nga DRP Gjakove.

Hetimet e kryera janë bërë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit dhe në konsultim me të rasti shkon ne procedurë te rregullt.