Policia ne oren 11:30 kallxon çka zbuloi n’akcionin e djeshëm!

Policia e Kosovës sot ka me mbajtë konferencë për media për me shpalos detajet e akcionit të djeshëm në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ATK’në dhe Inspektoratin e MTI’së.

Operacioni i përbashkët kishte për qëllim që të kap kontrabanduesit e mallnave ku u konfiskuen deshmi të randësishme dhe u arrestuen disa persona të dyshuem, thuhet në njoftimin për media.

 

Komunikata e plotë për media:

 
Sot me 9 shtator 2016, nga ora 11:30, Policia e Kosovës do të mbajë një Konferencë për media, ku do të ipen detaje lidhur me operacionin e zhvilluar dje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ATK-në dhe Inspektoratin e MTI-së, në shtatë rajone të vendit , në perpjekje për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës me mallra me që rast u konfiskuan dëshmi të rëndësishme dhe u arrestuan disa persona të dyshuar.

Konferenca mbahet: Vendi: Stacioni policor “ Qendra në Prishtinë Ora: 11:30, hapja e konferencës Datë: 09/09/2016.

Ftohen të gjitha mediat të marrin pjesë në këtë konferencë, ku do të kenë mundësinë të marrin edhe pamje