Policia: Nji i plagosun nga armët, por nuk ka sulm terrorist

Zyrtari për media pranë Policisë së Kosovës Agron Borovci ka konfirmue se në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku asht mbajtë “Beer Fest”, ka pasë të shtana me armë zjarri ku si pasojë asht plagosë nji person.

“Ju njoftojmë se më datë 29.07.2016 rreth orës 23;00 nga njësite patrulluese asht raportue se në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë ka pasë të shtana me armë zjarri ku në vend ngjarje janë gjetë disa gëzhoja. Lidhun me rastin kemi marr nji informate që nji person i mitun rreth 15 vjeç asht i plagosun në kambën e majtë dhe i njajti asht dërgue në QKUK për trajtim.  

Policia asht ne vendin e ngjarjes dhe për momentin situate asht nën kontroll”, ka thanë Borovci.

Të shtanat, mësohet se kanë ardhë si rezultat i disa mosmarrëveshjeve në mesin e turmës.

Policia konfirmon se kjo nuk ka të bajë me sulm terrorist dhe se situata asht nën kontroll.