Policia perseri e shoqnon Visar Ymerin në gjykatë!

visarymeriii

Lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri, asht arrestu perseri nga Policia e Kosovës.

Këtë e ka ba të ditun partia e tij.

Kjo nuk asht hera e parë që po arrestohet Ymeri.

Kjo për shkak që ai nuk po pranon me shkue në seancën gjyqësore për rrahjen me deputetin Bekim Haxhiu dhe besohet se edhe kësaj radhe asht arrestue për këtë arsye.

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuemve për këtë rast tashma asht tue u zhvillue.

 

Ky asht njoftimi i plotë i Vetëvendosjes:

 

Sot rreth orës 10:00, policia arrestoi sërish kryetarin e “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri.

Proceset e montuara gjyqësore ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk po ndalen dhe janë intensifikuar kohëve të fundit. Arrestimi i vazhdueshëm i kryetarit të subjektit më të madh opozitar, konfirmon raportet ndërkombëtare që Kosovën e kanë shpallur vend me sistem gjysmë të konsoliduar autoritar.
Prej se e kemi në pushtet këtë koalicion, dhuna dhe përndjekjet politike janë bërë metodë qeverisëse në Kosovë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon urgjentisht ndërprerjen e përndjekjeve politike dhe do të angazhohet me tërë qenien e saj që ta largojë këtë regjim autoritar.